Drejtuesja politike e PS për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali në vazhdën e takimeve në zonën e Kamzës është ndalur për një vizitë tek familja Koleci.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ministrja shprehet se se gjatë bisedës me familjarët ata i kanë treguar se pas shumë kohësh kanë përfituar lejen e legalizimit të banesës duke rrëfyer edhe vështirësitë që kanë hasur nga adninistrata e vjetër për të marrë një dokument të vetëm.

Ndër të tjera Spiropali shprehet se ishte kënaqësi biseda me familjen Koleci dhe se “e vërteta e vetme mes dy kohëve, – thonë ata, është se asnjëherë më shumë se sot Kamza nuk ka parë investime të tilla transformuese.” -shkruan ajo.

Në fund të vizitës, Spiropali ka realizuar edhe një fotografi me z.Sali dhe znj.Liri Koleci, moment të cilin ajo e ka ndarë edhe në rrjetet sociale duke shkruar:

“Me Saliun dhe Lirinë, Kreministrin dhe Zonjën e Parë të Shtëpisë.”😄☺🤗

Dy kryefamiljarët e familjes kanë të njëjtët emra me ish-kryeministrin Berisha dhe bashkëshorten e tij, Liri Berisha, një koiçidencë për të cilën ministrja e ka kaluar me batutë e sportivitet.